Trajneri i Liverpoolit, Jurgen Klopp, kërkon fokusimin e ekipit në blerjen e lojtarëve për një kohë afatgjate.
Ai tha se lojtarët për një kohë afatshkurtër janë problem që nuk zgjidhen, transmeton kp.
“Strategjia e transferimeve duhet të jetë afatgjate. Lojtarët për një kohë afatshkurtër janë problem që nuk zgjidhet. Nëse ndonjëri prej tyre lëndohet dhe ju blini ndonjë lojtar për ta zëvendësuar, pas dy ose tri javë lojtari i lënduar do të kthehet dhe unë do të kem dy lojtarë me kualitet në të njëjtin pozicion”, deklaroi ai.
Klopp tha se është duke krijuar një situatë ku i nevojiten lojtarët dhe po mundohet të transferojë disa lojtarë për një kohë afatgjate.