Klauzola për lirim që sulmuesi gjerman Timo Werner e ka në kontratën e tij me RB Leipzigun do të ulet nga 60 milionë euro në 50 milionë, në rast se klubi nuk e fiton Bundesligën këtë vit, shkruan “Gazzetta dello Sport”.
RB Leipzigu zë vendin e tretë në Bundesligë, pesë pikë prapa Bayern Muenchenit që kryeson. Leipzigu po ashtu gjendet në çerekfinale të Ligës së Kampionëve.
Liverpooli po vlerësohet favorit për të transferuar 24-vjeçarin, mirëpo në garë është futur edhe Interi.