Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Klauzola për lirim e Lautaros skadon sot

Klauzola për lirim që figuron në kontratën e sulmuesit argjentinas Lautaro Martinez me Interin skadon sot. Vlera e klauzolës për lirim është 111 milionë euro.

Sulmuesi 22-vjeçar është duke u kërkuar nga Barcelona, mirëpo klubi kampion i Spanjës ende nuk ka bërë një ofertë zyrtare. “Calciomercato.com” raporton se klauzola për lirim do të skadojë sot dhe se argjentinasi pritet të qëndrojë te Interi. Raportohet se Interi i ka ofruar kontratë të re Lautaros me pagë pesë milionë euro në vit. 

Lautaro ka realizuar 12 gola në 27 ndeshje në Serie A dhe 17 në 37 ndeshje në të gjitha garat.