Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Klasviku mposht Molden

Kampioni i Ishujve Faroe, Klaksviku ka fituar ndeshjen e parë të raundit të tretë kualifikues të Ligës së Kampionëve. Klaksviku e mposhti Molden e Norvegjisë me rikthim në ndeshjen që e luajti të martën mbrëma në shtëpi.

Edhe pse Molde avancoi në minutën e 49-të me golin e Magnus Eikremit, Klaksviku u kundërpërgjigj me dy gola të shpejtë për ta siguruar fitoren dhe avantazhin për ndeshjen e kthmit që luhet javën tjetër në Norvegji. Fillimisht, në minutën e 64-të barazoi rezultatin dhe në minutën e 86-të shënoi golin e fitores. Të dy golat për Klaksvikun, i realizoi Arni Frederiksberg. Në dy rundet e mëparshme, Klaksviku ka eliminuar Ferencvaroshin e Hungarisë dhe Hackenin e Suedisë. Në rast se avancon nga kjo fazë, atëherë Klaksviku do të paraqitet në plejofin e Championsit me synimin për t’u bërë ekipi i parë nga Ishujt Faroe që do të luaj në fazën e grupeve të kësaj gare.