Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Galatasaray fiton në fund ndeshjen dramatike ndaj Moldes

Fredrik Midtsjo ndëshkoi bashkëvendësit e tij norvegjez në minutën e 93-të.

Norvegjezi shënoi golin e fitores për Galatasarayn në minutën e 93-të të ndeshjes së parë të plejofit të Ligës së Kampionëve. Kjo ndeshje u zhvillua të mërkurën dhe përfundoi me fitoren e Galatës 3:2.

Martin Ellingsen kaloi Molden në epërsi në minutën e 8-të.

Në minutën e 25-të shifrat në 1:1 i barazoi Sergio Oliveira, ndërsa katër minuta më vonë Mauro Icardi kaloi skuadrën turke në epërsi 2:1. Haugen barazoi më pas në 2:2 në minutën e 56-të, kurse Midtsjo shënoi golin e fitores në fund të takimit të parë.

Ndeshja kthyese luhet pas një jave në Stamboll.

Veton Berisha i mungoi Moldes për shkak të lëndimit.