Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Galatasaray fiton me shumë mund ndaj Kasimpashas

Galatasaray ka fituar me gol të minutës së 90-të ndaj Kasimpashas, të dielën në kuadër të xhiros së 30-të të Superligës turke. Dries Mertens kaloi në epërsi Galatasarayn në minutën e 27-të. Mauro Icardi shënoi autogol në minutën e 34-të për 1:1.

Icardi shënoi në portën e duhur për epërsinë 2:1 të Galatës, në minutën e 48-të. Por në minutën e 57-të rezultatin në 2:2 e barazoi Aytac Kara.

Madje në minutën e 77-të vendasit kaluan në epërsi 3:2, me golin e Da Costas. Por dy minuta më pas Kasimpasha mbeti me një lojtar më pak në fushë.

Icardi humbi penallti në minutën e 81-të, por u kompenzua në minutën e 83-të kur shënoi për 3:3. Ndërsa golin e fitores 4:3 e shënoi Carlos Vinicius në minutën e 90-të. Galatasaray është lider me 81 pikë. Kasimpasha është e pesta me 43 pikë.