Ardhja e Besart Berishës te Përfaqësuesja e Kosovës ka shtuar në tre numrin e Berishëve në ekip. Që të tre Berishët llogariten të rëndësishëm për formacionin e seleksionuesit Albert Bunjaki.
Valon Berisha kujdeset për mesfushën, Bernard Berisha për mesfushën dhe sulmin, kur Besarti pritet të jetë sulmuesi kryesor i ekipit për ndeshjen e radhës eliminatore, atë të 24 marsit kundër Islandës në Shkodër, shkruan sot Koha Ditore.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoKësisoj, "klani" Berisha do të zëvendësojë "klanin" Bunjaku, i cili pas lejes së FIFA-s për miqësore, më 2014, dominonte te Kosova. Ishin katër Bunjakë pa llogaritur edhe trajnerin Albert Bunjaki: Imran Bunjaku, Enis Bunjaku, Alban Bunjaku dhe Albert Bunjaku.
Selektori i Kosovës, Albert Bunjaki, ka konfirmuar për Kohën Ditore se Besart Berisha do të mbërrijë sot në Prishtinë, nëntë ditë para ndeshjes së Kosovës me Islandën.
Nga ky grup tashmë nuk ka mbetur asnjë. I fundit ishte sulmuesi Albert Bunjaku, por ai u tërhoq para ndeshjes me Turqinë i pakënaqur me minutazhin. (Më gjerësisht mund të lexoni sot në Koha Ditore).
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.