Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Bernard Berisha, befasia e Glihas në formacion

Bernard Berisha do të startojë te Kosova në ndeshjen ndaj Zvicrës. Kjo mund të llogaritet befasia e Primozh Glihas në përbërjen startuese.

Ka disa vjet që Berisha nuk ishte pjesë e Kosovës.

Në rikthim i është besuar pozita e startuesit.

Ndërkohë mesfusha i është besuar Betim Fazlijit, Valon Berishës e Florian Loshajt.

Kjo treshe do të ketë punë të vështirë – përballjen me Granit Xhakën. Në pozitat tjera startojnë lojtarët që edhe pritej.

Vedat Muriqi është në sulm, ndërsa mbrojtja përbëhet nga Amir Rrahmani, Fidan Aliti, Mërgim Vojvoda e Leart Paqarada.

Aro Muriq është në portë, ndërsa në krah pos Bernard Berishës do të paraqitet edhe Milot Rashica.

Edon Zhegrova ka mbetur në stol.

Artikuj të ngjashëm