Mbrojtësi i Napolit, Kim Min-Jae, me shumë gjasë do ta festojë titullin me Napolin, por në verë do t’i duhet të kthehet në shtetin e tij, Kore të Jugut, për ta nisur shërbimin ushtarak.
Lajmi është konfirmuar nga sajti “Napoli News Korea” të premten.
Kim do t’i përcjellë për tri javë stërvitjet ushtarake, gjatë qershorit dhe korrikut.
Kim dhe pjesa tjetër e skuadrës së Koresë së Jugut u liruan nga shërbimi i plotë ushtarak pasi fituan medaljen e artë në Lojërat Aziatike në vitin 2018, kur mposhtën Japoninë 2:1 në finalen që shkoi në vazhdime.
Lojtarët ende po kërkojnë stërvitje “alternative”, njësoj siç kishte bërë sulmuesi i Tottenhamit, Heung-min Son në vitin 2020.
Bashkëlojtari i Amir Rrahmanit, Kim, u transferua në verë nga Fenerbahçe dhe është afër ta fitojë titullin e parë në Serie A. Ai vlerësohet për paraqitjet e këtij edicioni.