Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Kieli fiton Ligën e Kampionëve në hendboll

THW Kiel e ka fituar Ligën e Kampionëve në hendboll. Kiel sonte në finale e mposhti Barcelonën me rezultatin 33:28.

Niclas Ekberg me tetë gola ishte realizatori më i mirë te Kieli, shtatë gola i realizoi Sander Sagosen. Te Barcelona dhjetë gola i shënoi Aleix Gomez Abello.

Për Barcelonën është humbja e parë në Ligën e Kampionëve në hendboll pas 23 ndeshjeve, dhe humbja erdhi në ndeshjen vendimtare.

Filip Jicha është bërë personi i tretë që e ka fituar Ligën e Kampionëve si lojtar dhe trajner. Ai e kishte fituar titullin si lojtar një dekadë më parë me Kielin, edhe atëbotë duke e mposhtur në finale Barcelonën.

Artikuj të ngjashëm