Trajneri i Malishevës, Qëndrim Kida, është i lumtur për fitoren e arritur në shtëpi ndaj Prishtinës.
Ai ka theksuar se e kishin obligim ta fitonin ndeshjen para shikuesve të vet.
“Kemi pasur obligim një fitore dhe të shfaqim një ndeshje të mirë në shtëpi pas rikthimit në fushën tonë. Në bazë të ekipit që kemi, duhet t’i shfrytëzojmë maksimalisht kapacitetet tona, por gjithnjë duke u fokusuar ndeshje pas ndeshje. Nuk është e lehtë të fitohet një ndeshje në Superligë, por nuk do të jetë e lehtë as të na mposhtin”, ka thënë Kida.
Artikuj të ngjashëm