Skitarja Kiana Kryeziu e ka fituar normën për Lojërat Olimpike Dimërore “Pekini 2022” ka njoftuar të premten Komiteti Olimpik i Kosovës (KOK).
Kryeziu 17-vjeçare bëhet femra e parë që do ta përfaqësojë Kosovën në këtë ngjarje.
Kryeziu të premten e ka plotësuar edhe kriterin e pestë në Kronplatz të Italisë, ku përfundoi e 51-ta në disiplinën e sllallomit të madh.
“HISTORIKE - Skitarja Kiana Kryeziu fiton normën olimpike për Lojërat Olimpike Dimërore Beijing 2022 dhe bëhet femra e parë që do ta përfaqësojë vendin tonë në Lojërat Olimpike Dimërore”, ka shkruar KOK-u.
Artikuj të ngjashëm
-
Kiana e Albini larg zonës së medaljeve, por me të arritura individuale në Lojërat Dimërore
-
Orari i garave për Tahirin dhe Kryeziun në LOD “Pekini 2022”
-
Rrëfimi i Kiana Kryeziut, skitares së parë kosovare që do të marrë pjesë në Lojërat Olimpike “Pekini 2022”
-
Kiana Kryeziu kërkon lavdinë në Pekin
-
Skitarja kosovare, Kiana Kryeziu, realizon ëndrrën olimpike