Albin Tahiri dhe Kiana Kryeziu do ta përfaqësojnë Kosovën në Lojërat e 24-ta Olimpike Dimërore “Pekini 2022”.
Të dy skitarët kanë përmbushur normat olimpike në ciklin kualifikues dhe tashmë ndodhen në Pekin duke u përgatitur për sfidat që i presin.
Kosova është në mesin e 90 shteteve pjesëmarrëse në Olimpiadën e Pekinit, e cila do të mbahet në Pekin të Kinës prej 4 deri më 20 shkurt 2021.
Tahiri, 32-vjeçar, ka fituar katër norma olimpike në disiplinat e sllallomit, sllallomit të madh, kombinimit alpin dhe lëshimit kurse Kiana Kryeziu, 17-vjeçare, është kualifikuar në disiplinën e sllallomit të madh. Kiana është bërë sportistja e parë femër që do ta përfaqësojnë vendin tonë në një Olimpiadë dimërore, transmeton KosovaPress.
Komiteti Olimpik i Kosovës tashmë ka zbuluar edhe oraret kur Tahiri dhe Kryeziu do të lëshohen në pistat e skijimit në Pekin.
Albin Tahiri do ta bëjë lëshimin e parë më 6 shkurt nga ora 04:00 (në kohën tonë), kurse një ditë me vonë, Kiana Kryeziu zhvillon dy gara, e para nga ora 03:15 dhe e dyta nga ora 06:45.
Edhe
Kryeziu e Tahiri përfundojnë garat e para në “Pekini 2022”
Më 10 shkurt Albini Tahiri garon sërish me dy lëshime, i pari nga ora 03:30 dhe i dyti nga ora 07:15, për të vazhduar pastaj më 13 shkurt me dy lëshime të tjera në 03:15 dhe 06:45.
Dy lëshimet e fundit Tahiri do t’i realizojë me 16 shkurt në Sllallom. I pari bëhet nga ora 03:15 dhe i dyti nga pra 06:45.