Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

KHF Istogu kundër Çairit në Kupën Evropiane

Kampioni i Kosovës në hendboll në konkurrencën e femrave, Istogu do të përballet me Çairin e Shkupit në kuadër të Kupës Evropiane. Shorti për raundin e dytë të kësaj gare është tërhequr të martën në Vjenë, ka bërë të ditur Federata e Hendbollit të Kosovës (FHK).

Istogu është vendas në duelin e parë, ndërsa ndeshjet e raundit të dytë të Kupës Evropiane do të zhvillohen më 8/9 dhe 15/16 tetor.

“Dy skuadra shqiptare, Istogu e Çairi i Shkupit, takohen në kuadër të Kupës Evropiane në hendboll në konkurrencë të femrave. Çairi është skuadër shqiptare nga Shkupi, që po ka suksese në vitet e fundit. Por kampioni ynë, Istogu, synon suksesin ndaj shkupjaneve. Istogu është vendas në ndeshjen e parë, ndërsa tashmë llogarit edhe në përvojën evropiane”, ka shkruar FHK-ja.

Ndërkohë, nënkampioni i Kosovës, Ferizaj ishte i pafat në short. Në raundin e dytë, Ferizaj do ta ketë përball ekipin nga Polonia, KMN GImmy Kobierzyce.

Ferizaj në ndeshjen e parë është mysafir.

Artikuj të ngjashëm