Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

KHF Ferizaj përforcohet me një braziliane

Ligia Costa Maia da Silva është përforcimi më i ri i KHF Ferizajt për pjesën e mbetur të këtij sezoni. Ekipi nga Ferizaj, të enjten e ka zyrtarizuar hendbollisten braziliane që tashmë i është bashkuar skuadrës. 25-vjeçarja ka bërë karrierë edhe në Evropë, krahas skuadrave në Brazil.

Silva ka luajtur në Francë te US Altkirch, pastaj Spanjë te BM Bera Bera dhe Poloni te skuadra e Pogonit.

Gjithashtu, ajo prej vitit 2013 është reprezentuese e Brazilit dhe ka regjistruar 14 paraqitje. KHF Ferizaj e ka fituar titullin e kampionit të Kosovës në vitin 2020.

Këtë edicion, Ferizaj renditet i katërti në tabelë me 20 pikë, gjashtë më pak se Istogu që është lider pas 13 xhirove të zhvilluara në Superligë.