Ruben Silva-Richards do të paraqitet në Superligën e Kosovës në futboll deri në fund të edicionit aktual.
Ai është prezantuar të enjten nga klubi i futbollit Ferizaj.
Portugezi 22-vjeçar është huazuar te Ferizaj nga Den Haagu holandez. Ai gjashtë muaj ishte huazuar tek ekipi portugez, Estoril.
Luajti vetëm për ekipin U23 të Estorilit.
“Ruben Silva-Richards tashmë i është bashkuar skuadrës në fazën përgatitore në Antalya, ku ka nisur menjëherë punën me stafin teknik”, shkruan në njoftimin e Ferizajt.