Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Kastrioti transferon një hendbollist brazilian

Hendbollisti nga Brazili, Guilherme Da Silva Fernandes, është përforcimi më i ri te skuadra e Kastriotit, që bën gara në Superligën e Kosovës.

Klubi nga Ferizaj, të mërkurën e ka prezantuar Fernandesin, i cili ka firmosur kontratë deri në fund të këtij edicioni.

Fernandes te Kastrioti është transferuar nga skuadra e Brazilit, UNST Para.

Në njoftimin e Kastriotit, thuhet se ditëve në vijim, do të zyrtarizohen edhe përforcimet tjera. Aktualisht, Kastrioti zë vendin e pestë në elitën e hendbollit kosovar me 14 pikë të tubuara pas 14 xhirove të zhvilluara.

Në tabelë, prinë Besa Famgas me 28 pikë.