Klubi i hendbollit Rahoveci e ka prezantuar të dielën mbrëma edhe Jon Muqollin.
Muqolli është përforcimi i dytë rresht brenda pak orësh nga klubi Rahoveci që pretendon trofe në hendbollin kosovar. Muqolli është beku i majtë më i mirë në Kosovë, ndërsa me Besa Famgasin ka fituar shumë trofe.
Ai është edhe reprezentues i Kosovës. “Jemi të vendosur për një sezon me të vërtetë historik, ndërsa do të kemi akoma lajme për ju në ditët në vijim”, shkruan në njoftimin e Rahovecit. Rahoveci më herët të dielën prezantoi edhe Egzon Gjukën.
Artikuj të ngjashëm