Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Rahoveci firmos me hendbollistin më të mirë në Kosovë

Pasi ka udhëhequr Besa Famgasin drejt shumë titujve të kampionit të Kosovës në hendboll, Egzon Gjuka ka vendosur të ndërroi mjedis. Dhe reprezentuesi i Kosovës, ka zgjedhur Rahovecin. Gjuka në dy vjetët e kaluar u shpall hendbollisti më i mirë në Kosovë.

Tani shërbimet e tij i ka vënë në dispozicion të Rahovecit. Me angazhimin e Gjukës, Rahoveci shndërrohet në pretendent të madh për titull të kampionit. Rahoveci ka disa vjet që po shquhet për organizim dhe për korrektësi. Tani drejtuesit e klubit kanë vendosur për hapin para.

“Kemi kënaqësinë t’u njoftojmë se Egzon Gjuka nga sot është pjesë e KH Rahovecit”, ka njoftuar Rahoveci. Për kryetrajner, Rahoveci zgjodhi Verim Zherkën, pas ndarjes me Leonard Culën.