Kampionia e futbollit në Ligën e femrave në Kosovës, KFF Mitrovica, është përforcuar në prag të paraqitjes në Ligën e Kampionëve.
Klubi mitrovicas, të hënën ka prezantuar futbollisten cilësore nga Maqedonia e Veriut, Eli Jakovska.
Ajo është reprezentuese e Maqedonisë së Veriut dhe luan në rolin e sulmueses.
Jakovska së shpejti pritet t’i bashkohet ekipit kosovar, kurse më herët, karrierë ka bërë edhe tek Istatov (Maqedoni e Veriut), Breznica (Mali i Zi), Beshiktash (Turqi) dhe së fundi te Stara Zagora (Bullgari).
Artikuj të ngjashëm