Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Kessie mbetet te Milani

Skuadra e Milanit ka konfirmuar se mesfushori Franck Kessie nuk do të largohet nga "San Siro" në fund të këtij edicioni, njoftojnë mediumet italiane.

Ditë më parë, është raportuar se Kessie pritet të transferohet te Manchester Unitedi, pasi mesfushori adhuron ekipin nga "Old Traffordi".

"Kessie edhe edicionin e ardhshëm do të jetë pjesë e Milanit. Ai është pjesë e rëndësishme e ekipit tonë", ka thënë trajneri Gennaro Gattuso.

Kessie 21-vjeçar, para fillimit të këtij edicioni është transferuar te Milani nga Atalanta.

Ai është huazuar për dy vjet dhe Milani ka të drejtën e blerjes së kartonit të tij për 30 milionë euro në fund të edicionit 2018/19.

Kessie këtë edicion ka regjistruar 38 ndeshje për Milanin në të gjitha garat, duke shënuar katër gola dhe asistuar pesë herë.