Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Kessie kërkon suksese me Barcelonën

Futbollisti i Barcelonës, Franck Kessie, është shprehur i lumtur me transferimin te Barcelona.

Mesfushori ka bërë të ditur se deri më tani gjithçka është duke shkuar mirë, duke shpresuar se do të arrijnë të fitojnë trofe sezonin e ri.

“Mirëpritja ishte shumë e ngrohtë. Gjithçka po shkon shumë mirë, ata më pritën mirë dhe menjëherë u bënë një familje e dytë. Deri tani gjithçka po shkon mirë, me stafin, me shokët e skuadrës. Ky klub është bërë për të fituar, kur të vijë thirrja nuk mund të hezitoni. Barça gjithmonë pret më të mirën, është klubi më i bukur në botë”, deklaroi Kessie.

Artikuj të ngjashëm