Gennaro Gattuso beson se Hachim Mastour është përmirësuar që kur e kërcënoi me thyerje dhëmbësh.
19-vjeçari që u ble nga Milani për 500 mijë euro dhe që konsiderohej talent shkaku i disa videove në YouTube, ende nuk ka debutuar në ekipin e parë të klubit italian, por Gattuso me stafin e tij ia kanë dhënë një rast që të luajë për ekipin “Primavera”
“Së fundmi kemi biseduar shumë”, ka thënë Gattuso në konferencën për media.
“E kërcënova sepse u bë më i famshëm me video sesa duke luajtur, por nuk do ta bëjë këtë sepse i thash se do t’ia thyej dhëmbët”, ka theksuar trajneri italian.
“Në muajt e fundit është përmirësuar dhe kemi vendosur që ai të luajë për Primaveran”.
Edhe
Allegri thotë se Jashari është “duke mësuar futbollin italian”
Gattuso nuk beson se është shumë vonë që Mastouri të tregojë talentin e tij, edhe pse ka insistuar se së pari duhet të mësojë nga gabimet.
“I ka ikur treni, por ai nuk është 50 vjeçar, është 20-vjeçar dhe mendoj se duhet të mësojë nga gabimet”.