Një kokë e prerë e derrit është dërguar të shtunën në selinë qendrore të klubit italian, Sampdoria, e përcjellë me një mesazh kërcënues.
“Koka e ardhshme do të jetë e jotja”, ka qenë mesazhi që kanë marrë ish-presidenti Massimo Ferrero, dhe zëvendëspresidenti aktual, Antonio Romei, ka thënë klubi i Serie A.
Sampdoria e ka quajtur këtë “akt të rëndë dhe frikësues” dhe ka thënë se policia është thirrur për ta hetuar rastin.
Muajin e kaluar, një plumb ishte dërguar në zyrat e klubit.
Klubi me bazë në Genoa është në vendin e parafundit në tabelë me 11 pikë pas 23 ndeshjeve.
Edhe
Edhe Sampdoria rrezikon dënim me heqje të pikëve
Tifozët kanë shfaqur zemërimin për pronarin e klubit Ferreron, i cili dha dorëheqje nga posti i presidentit të klubit pas arrestimit të tij për akuza financiare në vitin 2021.
Ndeshjen e ardhshme, Sampdoria e luan në udhëtim te Lazio në Serie A, të hënën.