Garuesi Bernard Moinde Mateka është fitues i gjysmë-maratonës “Prishtina 2017”, e cila po mbahet në Prishtinë.
Keniani shtegun prej 21 kilometra e kaloi për 1:05 minuta e 52 sekonda, transmeton kp.
Gjysmë-maratona e sivjetmë ka zgjuar interesim mjaft të madh të atletëve, por edhe të qytetarëve të Kosovës.
Në këtë organizim gjithashtu bëhen gara edhe në 5 kilometra, për fëmijë 2 kilometra, si dhe për persona me aftësi të kufizuara.