Saktësisht në orën 10:00 ka nisur gjysmë maratona “Prishtina 2017”, e cila po mbahet në kryeqytetin e Kosovës.
Mbi 100 garues janë pjesë e kësaj gjysmë maratone, e cila konsiderohet si njëra ndër ngjarjet më të rëndësishme në Kosovë, transmeton kp.
Atletët garën do ta sfidojnë në 21 kilometra dhe 5 kilometra, ndërsa, fëmijët në 2 kilometra. Pjesë e kësaj gare janë edhe personat me aftësi të kufizuara.