Gjithçka është gati për gjysmë-maratonën ‘Prishtina 2017’. Atletë nga shumë vende të botës nesër do ta “pushtojnë” kryeqytetin e Kosovës në nja nga ngjarjet më të mëdha sportive që organizohen në vendin Kosovë.
Adhuruesit e vrapimit nesër do të kenë rastin të prekin nga afër atletë cilësorë nga disa vende të botës.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoKëshilli Organizativ i këtij evenimenti sportiv, sot në një takim me media, ka folur rreth përgatitjeve për këtë garë joshëse e cila pritet te mbledh një numër të madh atletësh, ngjarje kjo që tashmë po zgjon kërshërinë e shumë qytetarëve, raporton KP.
Kreu i Federatës së Atletikës së Kosovës (FAK), Halil Sylejmani tha se tashmë janë kryer gjitha përgatitjet për gjysmë-maratonën ‘Prishtina 2017’, dhe sipas tij, kjo garë do të jetë edhe e karakterit të Kampionatit Ballkanik. Ai thotë se kjo ngjarje sportive është më e madhja në vendin tonë, dhe sipas tij Këshilli Organizativ është përgatitur aq sa është e mundur.
“Nesër do të fillojë gara më e madh në Kosovë, e cila është gjysmë-maratona 2017, njëherëësh është edhe Kampionati Ballkanik në Maratonë, të cilën se bashku me federatën ballkanike dhe presidentin e saj zotin Dobromir Karamarinov do të organizojmë që pjesëmarrësit, të gjithë ata që kanë menduar se do të jenë fitues dhe pjesëmarrës të kësaj garë, dhe ne në këtë kohën e fundit kemi bërë atë që është e mundur”, ka thënë Sylejmani.
Pjesë e gjysmë-maratonës ‘Prishtina 2017’, do të jetë edhe kryetari i Federatës Ballkanike, Dobromir Karamarinov. Ai thotë se është i lumtur që për të tretën herë ndodhet në Kosovë.
Karamarinov thekson se e ka gëzuar lajmi për rinovimin e stadiumit ‘Adem Jashari’, në stadiumin në të cilin pas rinovimit do të mund të organizohen edhe garat e atletikës me karakter ndërkombëtar, transmeton kp.
“Jam i kënaqur që për herë të tretë vij në Kosovë. Kam marr lajmin që ka filluar të punohet edhe në stadiumin ‘Adem Jashari’, dhe më gëzon fakti që atje në atë stadium mund të garohet edhe më karakter ballkanik. Uroj organizatorët dhe pjesëmarrësit për suksese që të arrijnë kohëra të mira në këtë edicion”, ka thënë Karamarinov.
E lumtur që përsëri do të gjysmë-martonën ‘Prishtina 2217’, është shprehur edhe fituesja e vitit te kaluar, Joel Maina Mwangi. Ajo tha se i pëlqen Kosova. Mwangi thotë se synon që sërish të arrijë e para në finish.
të falënderoj për ftesën që më keni dhënë vitin e kaluar dhe mundësinë për të garuar dhe jam e lumtur që jam kampione e vitit të kaluar. Kam qenë shumë e lumtur dhe tash kam arsye që të vij edhe sivjet. Dua të falënderoj edhe organizatorin që na ka informuar dhe të marrim pjesë edhe sivjet. Do ta bëj më të mirën që nesër të jem fituese dhe të arrij kohën më të mirë. Edhe nëse kjo gjysmë-maratonë kurdo që të shndërrohet në Maratonë, do të isha shumë e kënaqur nëse edhe për maratona do ta kisha ftesën. Më pëlqen edhe vendi, njerëzit janë shumë të mirë, më pëlqen Kosova dhe sinqerisht dua të vij prapë”, tha ajo.
Gjysmë-maratona ‘Prishtina 2017’, nis nesër në orën 10:00.