Atleti nga Kenia, Benard Muinde Matheka është fitues i edicionit të 17-të të gjysmëmaratonës së Prishtinës. Matheka, të dielën paradite, shtegun prej 21 kilometrash e vrapoi për një orë, pesë minuta e 53 sekonda.
Kështu vetëm është vazhduar dominimi i atletëve nga Kenia në gjysmëmaratonën e Prishtinës, shkruan sot “Koha Ditore”. Është viti i gjashtë rresht që garuesit nga Kenia fitojnë garën më të madhe të atletikës në vend. Në përgjithësi atletët nga Kenia kampion ishin plot 11 herë nga 17 edicione të kësaj gare.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoEdhe te femrat ka nisur tashmë dominimi i shtetit afrikan. Të dielën kampione doli keniania Betty Chepleting, me kohë 1:16:24 orë.
“Kjo është hera e parë që marr pjesë në gjysmëmaratonën e Prishtinës dhe sigurisht se nuk do të jetë e fundit. Unë do të vij sërish me synime të njëjta. Nuk ishte e vështirë të arrija fitore. Ishte gjithçka në rregull sa u përket organizimit dhe shtegut. Në Prishtinë kam takuar shumë njerëz të mirë. Kosova është një vend i mirë”, ka thënë kampioni Matheka.
E kënaqur me rezultatin ishte edhe atletja Chepleting. Edhe për të ishte hera e parë që vraponte rrugëve të Prishtinës, Obiliqit e Fushë-Kosovës.
“Jam shumë e kënaqur që arrita të dal e para. Kam qenë e përgatitur maksimalisht për këtë garë. Koha ka qenë pak e nxehtë, por e kam bërë më të mirën që të arrij në cak si e para. Për mua ishte hera e parë që marr pjesë dhe do të vij sërish”, ka deklaruar Chepleting... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.