Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit sot i ka ofruar mbështetje financiare prej 12 mijë eurove, Kampiones Olimpike, Majlinda Kelmendit.
“Qëllimi i mbështetjes financiare të xhudistes Kelmendi bëhet për realizimin e objektivave dhe synimeve për vitin 2018 duke bazuar në politikat programore të sportit për avancimin e sportit cilësor dhe zhvillimin e aktivisteve sportive të karakterit ndërkombëtar brenda dhe jashtë vendit”, thuhet në njoftimin e ministrisë.
Kelmendi premtoi se Kosovës do t’i sjellë edhe medalje tjera dhe me punën e saj emrin e shtetit të Kosovës do ta afirmojë edhe më shumë.
Artikuj të ngjashëm
-
Majlinda Kelmendi shpallet “Qytetare me merita të veçanta”
-
MKRS-ja ndan 30 mijë euro për përgatitjen e Kelmendit për LO2020
-
Kelmendi flet për barazinë gjinore të xhudos në Kosovë dhe mbarë botën
-
Kurti: Në punën time po e ndjek shembullin e Majlinda Kelmendit
-
Më shumë para nga shteti për federatat sportive