Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Komiteti Olimpik i Kosovës (KOK), Federata e Xhudos dhe xhudistja olimpike Majlinda Kelmendi kanë nënshkruar sot një Memorandum Bashkëpunimi me qëllim që Kelmendi të mbështetet në vlerë prej 30 mijë eurosh nga MKRS-ja, për përgatitjet për Lojërat Olimpike 2020.
Sipas memorandumit, Kelmendi obligohet që të përfaqësojë vetëm Republikën e Kosovës në garat ndërkombëtare përgjatë ciklit olimpik, të prezantojë Republikën e Kosovës në Ciklin Olimpik dhe t’i përgjigjet Republikës së Kosovës në xhudo sa herë që është e nevojshme të mbrojë ngjyrat e shtetit.
Ministri Kujtim Gashi e vlerësoi se kjo mbështetje financiare për sportistët që arrijnë rezultate kulmore siç është rasti i medalistes olimpike Majlinda Kelmendi është një lloj mirënjohje nga shteti dhe një nxitje për prezantim e përfaqësim sa më cilësor të shtetit në arenën ndërkombëtare në fushën e sportit, e cila edhe ndihmon në ngritjen e shtetit anekënd botës.
-
Ndahen shpërblime shtetërore për xhudistët
-
MKRS-ja do të financojë xhudistët në bazë të kategorizimit
-
Kelmendi ndihmohet nga shteti me 12 mijë euro
-
Ministri Gashi e nis punën me takim me Federatën e Xhudos, thotë se Majlinda është krenaria e Kosovës
-
Majlinda e kërkuar edhe si trajnere, refuzon ofertë të majme nga Emiratet Arabe