Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Kelmendi fton qytetarët t'i raportojnë ndeshjet e kurdisura

Gazetarja e sportit, Qela Krelani, ka pyetur prokurorin Besim Kelmendi lidhur për reagimet e shumta rreth dyshimeve për kurdisje të ndeshjeve. Kelmendi ka deklaruar se prokurorët nuk mund të punojnë pa siguruar prova dhe argumente, të cilat arrihen me ndihmën e bashkëpunëtorëve, si të Policisë apo qytetarëve.

Kelmendi ka bërë apel që çfarëdo informacioni që qytetarët kanë, të drejtohen me fakte, që të nisin hetimet për dyshimet e tilla.

“Ne mund të supozojmë, mendojmë apo gjykojmë për dyshime për kurdisje mirëpo gjykata nuk vendos në bazë të mendimeve tona. Më vjen keq që njerëzit po frikësohen të bashkëpunojnë me organet gjegjëse”, ka shtuar prokurori në Sporti Total.

Prokurori ka përmendur edhe afatin e gjatë të procedurave penale ku kalojnë veprat.