Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Kelmendi: Janë disa trajnerë që hezitojnë të deklarohen rreth dyshimeve për kurdisje

Kryetari i Këshillit Kombëtar për Parandalimin e Dhunës në Sport, Besim Kelmendi, ka deklaruar se ka trajnerë që hezitojnë të intervistohen nga Këshilli lidhur me dyshimet për kurdisje nëpër ndeshje të ligave.

Ai ka shtuar se Këshilli që ai drejton nuk mund t’i detyrojë ata të intervistohen, mirëpo sipas tij, këtë do e bëjë më pas prokuroria.

“Do të ftohen të gjithë ata që deklarohen, nëse thonë diçka në media, le të vijnë nesër për të dhënë çfarëdo dëshmie që kanë”, ka thënë në Sporti Total.

“Nëse ka fakte për këto dyshimet për kurdisje do ketë hetime dhe do ngrihet aktakuzë. Dënimi është deri në 10 vjet burg dhe me gjobë Presim bashkëpunim nga secili që ka të dhëna të tilla”.