Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Kek: E merituam fitoren

Seleksionuesi i Sllovenisë, Matjazh Kek, ka thënë se fitorja ndaj Kosovës është shpërblim për lojtarët e tij për punën e mirë në stërvitje e po ashtu edhe për dëshirën e madhe që kanë për të ngadhënjyer.

“Fitorja është shpërblim për djemtë, për punën e mirë në stërvitje, për raportet e mira dhe për dëshirën e madhe”, ka thënë seleksionuesi i Sllovenisë, Matjazh Kek.

Sllovenia triumfoi 1:0 ndaj Kosovës sonte në “Fadil Vokrri” në Prishtinë.

“E kemi pritur një ndeshje të vështirë, por jam shume i kënaqur me mënyrën se si rrodhi ndeshja. Kemi shënuar shumë herët dhe kjo na dha mundësi që të jemi të relaksuar Kemi pasur edhe disa shanse të tjera por që nuk i shfrytëzuam Arritëm të mbroheshim mirë fal edhe disa intervenine të portierit tonë Jan Oblak. Besoj se e kemi merituar fitoren”, tha Kek.