Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Keita u përgatit për karrierë të madhe duke luajtur zbathur

Ai kishte veshur fanellën e Liverpoolit si fëmijë, por Naby Keita kurrë nuk ka mundur as të ëndërrojë se do të mbante fanellën e Liverpoolit me të vërtetë në një ndeshje të Premier Leagues, derisa po rritej në varfëri në Guinea.

Transferimi 60 milionë eurosh i Liverpoolit nga RB Leipzigu ka treguar kualitetet e tij në mesfushë, që janë të destinuara ta bëjnë zbulim në elitën e Anglisë, transmeton Koha Ditore.

Një mesfushor me kontroll fenomenal, vrapues i palodhshëm dhe me aftësi për të shënuar gola, Keita 23-vjeçar është i bekuar me talent.

Por, ndonëse i lindur me një aftësi të natyrshme dhe me gjithë përkushtimin e çeliktë për t'ia dalë si futbollist, rruga e Keitas nuk ka qenë gjithmonë më e lehta.

I rritur në varfëri në Conakry të Guineas, në një ambient të pasigurt politikisht, Keita luante futboll zbathur në rrugë, duke shmangur trafikun dhe nganjëherë përplasej në vetura. (Më gjerësisht mund të lexoni sot në Koha Ditore).