Pas raportimeve të mëhershme se Jurgen Klopp nuk do të mund të llogarisë në shërbimet e Virgil Van Dijk, Mohamed Salah dhe Sadio Mane, tani i shtohet edhe një lojtar tjetër.
Bëhet fjalë për Naby Keitan i cili është lënduar me kombëtaren e Guineas.
Keita që këtë verë iu bashkua Liverpoolit nga skuadra e RB Leipzig me shumë gjasë do të mungojë në ndeshjen ndaj Huddersfield këtë fundjavë.