Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Klopp: Keita jashtë fushës për dy muaj

Foto: Reuters

Trajneri i Liverpoolit, Jurgen Klopp në konferencën për media ka konfirmuar se mesfushori Naby Keita do të jetë jashtë fushës për dy muaj.

Keita ishte detyruar ta lëshonte fushën në minutën e 24 në ndeshjen e parë gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës, të mërkurën mbrëma. Kjo për shkak të një lëndimi që kishte pësuar në ije.

“Ishte vërtet pa fat. Lajm i keq, ai ka një lëndim të shkallës së lartë në ije, që do ta mbajë jashtë fushës për të paktën dy muaj. Lajm i keq për ne sigurisht, por edhe për kombëtaren e Guinesë pasi Kupa e Kombeve të Afrikës po vjen. Ai ishte në një moment vërtet shumë të mirë, por ndodhi, kështu janë ndonjëherë jeta dhe futbolli”, është shprehur Klopp.

E gjithashtu për sfidën ndaj Newcastle Unitedit mund të mungojë edhe Roberto Firmino, për të cilin Klopp ka thënë se duhet të presin e të shqyrtojnë nëse ai është i gatshëm.