Sulmuesi i Italisë, Moise Kean, ka pësuar dëmtim të lehtë në qafë dhe mund të mungojë në ndeshjen për vendin e tretë në Ligën e Kombeve kundër Belgjikës.
“La Gazzetta dello Sport” dhe “Il Corriere dello Sport” kanë raportuar se Kean e ka pësuar këtë dëmtim gjatë ndeshjes Italia-Spanja të mërkurën dhe nuk ka stërvitur me skuadrën të enjten.
Ish-sulmuesi i Evertonit ishte i vetmi që nuk stërviti me shokët tjerë të ekipit.
Ndërkohë, gazetat italiane shkruajnë se Giacomo Raspadori pritet të jetë titullar kundër “djajve të kuq” në ndeshjen që zhvillohet në stadiumin e Juventusit.