Sulmuesi i ri, Moise Kean ka arritur marrëveshje me ekipin nga Premier League, Everton dhe gjatë këtyre ditëve pritet edhe zyrtarizimi i tij.
Mediumet italiane kanë raportuar të hënën se Evertoni tani po negocion me Juventusin që për lirimin e sulmuesit Kean po kërkon 40 milionë euro dëmshpërblim, transmeton Koha Ditore.
19-vjeçari, me Evertonin do të firmos kontratë pesëvjeçare kurse Juventusi pritet ta ruajë të drejtën e riblerjes së tij për të paktën 50 milionë euro pas dy vjetësh.
Kean edicionin e shkuar ka debutuar me ekipin e parë të Juventusit dhe ka treguar paraqitje të mira, duke shënuar shtatë gola në 17 paraqitje.
Ai gjithashtu, ka edhe tri ndeshje dhe dy gola të shënuara me Përfaqësuesen e Italisë. Kean ka kontratë me Juventusin deri në vitin tjetër.