Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

KBF Bashkimi mposht Partizanin në Ligën Unike

Basketbollistet e Bashkimit kanë triumfuar ndaj Partizanit të Tiranës në ndeshjen e xhiros së parë të Ligës Unike.

Në duelin e luajtur të mërkurën mbrëma në palestrën “Sezai Surroi”, Bashkimi ka shënuar fitore të thellë me rezultatin 94:53.

Amerikanet Christina Ellis dhe Tequana Cox ishin më efikasit te Bashkimi me nga 21 pikë të shënuara secila, ndërsa Janelle Porter shtoi 16 sosh.

Te Partizani, më të dalluarat ishin Aida Palko me 23 pikë të shënuara dhe Xhulia Velias me 13 pikë e tetë kërcime.