Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

KB Vëllaznimi prezanton amerikanin e katërt

Jordan Notch është përforcimi më i ri dhe amerikani i katërt te skuadra e Vëllaznimit për sezonin 2022/23 në Superligën e Kosovës në basketboll, që nis muajin tjetër.

Notch (203 cm), te Vëllaznimi është prezantuar të martën, ndërsa ka luajtur për kolegjin “Adams State” në SHBA, ku kishte një mesatare prej 13.3 pikëve e 5 kërcimeve për ndeshje.

Para tij, Vëllaznimi që është kthyer në elitë për sezonin e ri si kampion i Ligës së Parë, ka transferuar edhe amerikanët Damonte Dodd, Will Brown e Preston Knowles.

Artikuj të ngjashëm