Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

KB Vëllaznimi kompletohet me të huaj

Skuadra e basketbollit Vëllaznimi është kompletuar sa i takon lojtarëve të huaj për edicionin e ri. Jordan Harris është përforcimi i pestë dhe i fundit për Vëllaznimin, ekip që këtë sezon është kthyer në Superligë. Ekipi nga Gjakova e ka prezantuar Harrisin të martën.

Fundori së fundmi ka luajtur në kolegjin “Grand Valley” në SHBA dhe ka pasur një mesatare prej 10.7 pikëve, 2.3 kërcimeve e 4.1 asistimeve për ndeshje.

Para Harrisit, KB Vëllaznimi është forcuar edhe me Jordan Notch, Damonte Dodd, Will Brown e Preston Knowles. Në krye të ekipit do të jetë trajneri nga Kroacia, Franko Sterle.

Artikuj të ngjashëm