Klubi i basketbollit Vëllaznimi ka shkëputur kontratën me amerikanin Trent Baker. Klubi e ka bërë të ditur këtë përmes një njoftimi në Facebook, ku thuhet se bordi i ekipit ka marrë vendim që ta lë të lirë organizatorin amerikan, për shkak që nuk i ka përmbushur kërkesat e trajnerit Malinkov.
“Klubi është përforcuar me Christopher Hortman i cili ka zënë vendin e Baker dhe Cendric Council i cili sot ka mbërritur në Gjakovë dhe ka qenë i pranishëm në stërvitjen e parë të ekipit , kurse nuk mbaron me kaq. Ekipi jonë brenda javës së ardhshme do të zyrtarizojë edhe një përforcim tjetër të huaj”, thuhet në njoftimin e KB Vëllaznimit.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoGjatë së mërkurës do të fillojë kampionati i basketbollit dhe ndeshjen e parë KB Vëllaznimi do ta zhvillojë si mysafir kundër KB Rahovecit.