KB Trepça ka njoftuar se ka arritur marrëveshje me trajnerin bullgar Lyubomir Minchev.
Minchev së fundmi ka udhëhequr ekipin bullgar të Beroes. Ai ka qenë selektor i kombëtares së Bullgarisë, teksa udhëhoqi skuadrën në ndeshjen kualifikuese kundër Kosovës në vitin 2016, e cila u zhvillua pikërisht në palestrën e mitrovicasve, ‘’Minatori’’.
Minchev gjatë karrierës së tij ka udhëhequr edhe Levskin, Lukoil Academic, Euronis Chernomore.
Trepça është një nga klubet më aktive sa i përket basketbollit kosovar këtë verë. Vetëm dy ditë më parë, ata njoftuan për rikthimin e Samir Zekiqit në skuadër.
Sezonin e fundit, Trepça e mbylli në plej-out, por ia doli të mbetej në Superligë pasi mposhti Istogun në dy ndeshje.