Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

KB Rahoveci përforcohet me Aron Nwankwon

KB Rahoveci përmes faqes në Facebook ka konfirmuar se është përforcuar me amerikanin Aron Nwankwo.

“Ish-anëtari i Kievit në Ukrainë dhe së fundi i Oliveirenses në Portugali, Nwankwo, tash e tutje do ta djersitë fanellën e skuadrës nga ‘Mizahir Isma’. 27 vjeçari amerikan është 203 centimetra, derisa luan në dy pozita specifike, por me theks të veçantë në alo-qendër”, thuhet në konfirmim.

KB Rahoveci shton se, “ky është përforcimi i tretë brenda pak kohe, me bindjen e plotë se do të jetë i denjë për të na dërguar drejt titullit”.

Artikuj të ngjashëm