Amadi Ikpeze është basketbollisti më i ri që i është bashkuar klubit të Rahovecit.
Këtë e ka bërë të ditur KB Rahoveci përmes një postimi në Facebook.
“Po kompletohemi me hapa të sigurt dhe nënshkrimi me lojtarin tonë të ri, Amadi Ikpeze, vetëm sa e konfirmon këtë fakt. Amadi Ikpeze është vetëm 22 vjeçar, lojtar mjaft i talentuar që luajti në Pozitën e Qendrës (C) për ekipin St. Bonaventure në kampionatin amerikan të kolegjeve. Ai pritet të jetë së shpejti në dispozicionin e kryetrajnerit, Bujar Loci”, thuhet në njoftim.
Artikuj të ngjashëm