Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

KB Rahoveci i dhuron mirënjohje trajnerit Bujar Loci dhe shkëputë marrëveshjen me të

KB Rahoveci nëpërmes një deklarate kanë bërë të ditur se kanë ndërprerë marrëveshjen me trajnerin e tyre, Bujar Loci.

Klubi rahovecian i ka ndarë një mirënjohje trajnerit, të cilin e falënderojnë për arritjet e deri tanishme me klubin, transmeton koha.net.

Loci ishte trajner i KB Rahovecit për një vit e gjysmë, ndërsa ka arritur që klubin ta dërgoj në dy finale, atë të Kupës dhe të Superligës së Kosovës.

Më poshtë është deklarata e plotë e tyre:

MIRENJOHJE PER TRAJNERIN ME ARRITJE HISTORIKE PER RAHOVECIN

Bujar Loci për 1 vit e gjysmë ka drejtuar skuadrën tonë në një rrugëtim jo të lehtë, deri te arritjet historike të sezonit të kaluar ku zhvilluam dy finale, atë të Kupës dhe Superligës.

Edhe Rahoveci ndan rrugët me Locin Sport Rahoveci ndan rrugët me Locin

Drejtuesit e KB Rahoveci kanë zhvilluar një takim me trajnerin Loci, ndërsa me marrëveshje kanë vendosur qe të mos e vazhdojnë më bashkëpunimin. Bordi, skuadra por edhe i tërë Rahoveci i është falenderues dhe mirënjohës Locit për kontributin dhe gjithçka çfarë ka bërë për basketbollin në vendin tonë. I dëshirojmë suksese Bujar Locit në rrugëtimin e tij të ardhshëm ndërsa momentet me të do të mbesin në analet e historisë për skuadrën tonë. FALIMINDERIT LOCI

{gallery}