Trajneri nga Turqia, Ahmet Kandemir e ka marrë drejtimin e Sigal Prishtinës.
Prishtina të premten e ka zyrtarizuar Kandemirin, i cili do të jetë në krye të ekipit deri në fund të këtij sezoni.
Për Kandemirin, kjo është hera e dytë si trajner i Prishtinës, pasi ekipin e kishte drejtuar përgjatë sezonit 2012/13.
52-vjeçari në postin e trajnerit ka zëvendësuar bashkëkombasin e tij, Murat Bigle.
Bilge në fillim ishte asistent i Ekrem Memnunit, i cili u largua nga Prishtina pas ndeshjes së parë.
Kandemir me Prishtinën e pati fituar Kupën e Kosovës në vitin 2013, ndërsa në Turqi ka drejtuar skuadrat si Beshiktash, Trabzonspor, Pinas Karshiaka, Mersin dhe Antalia.
Edhe
Kandemir: Basketbollit kosovar i duhet ndryshim i madh
Ai pritet të debutojë si trajner i Prishtinës të dielën, në ndeshjen kundër Vëllaznimit që zhvillohet në kuadër të xhiros së 17 të Superligës së Kosovës.
Aktualisht, Prishtina zë vendin e dytë në tabelë me 25 pikë, dy më pak se Peja që është lidere.
Këtë sezon, Prishtina e ka fituar Superkupën e Kosovës.