KB Peja ka shënuar fitoren e tretë në Superligë, duke mundur Rahovecin të dielën në “Karagaçi” me rezultat të thellë, 101:80.
Në këtë takim vetëm periudha e parë ishte e barabartë, e cila u mbyll 23:23. Nga çereku i dytë skuadra pejane arriti të shkëputej duke krijuar epërsi dyshifrore.
Pejanët vazhduan me lojë të mirë edhe në çerekun e tretë, duke e rritur epërsinë, ku më e larta ishte 21 pikë, 63:42. Vendasit arritën të menaxhonin mirë epërsinë e krijuar deri në fund për rezultatin 101:80.
Te Peja u dalluan Henrik Shirko me 20 pikë e 11 kërcime dhe Erdem Ilter me 16 pikë, 9 asistime, 6 kërcime. Kurse te Rahoveci u dalluan Milik Yarbough me 25 pikë e 10 kërcime dhe Altin Morina me 15 pikë, 10 asistime dhe 5 kërcime.