Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

KB Bashkimi ndërpren bashkëpunimin me trajnerin Miloviq

KB Bashkimi ka konfirmuar se trajneri malazez, Predrag Miloviq nuk do të jetë më menaxher i skuadrës.

Miloviq ishte zyrtarizuar në shtator trajner i KB Bashkimit, dhe siç duket rezultatet e dobëta kanë bërë që të ndërpritet bashkëpunimi ndërmjet klubit dhe Miloviqit, transmeton Koha.net.

“KB Bashkimi njofton opinionin basketbolldashës, se klubi ynë dhe trajneri janë pajtuar për ndërprerjen e bashkëpunimit. Trajnerit Predrag Miloviq i urojmë suksese në karrierën e tij dhe e falënderojmë për punën në klub gjatë kësaj periudhe”, thuhet në postimin e KB Bashkimit.

Në ndeshjen e fundit Bashkimi pësoi humbje nga Ylli me rezultat 92-80, përderisa mban vendin e katërt në tabelë, prapa Prishtinës, Rahovecit e Yllit.

Artikuj të ngjashëm