Basketbollisti nga Izraeli, Anton Kazarnovski është përforcimi më i ri i KB Bashkimit. Klubi nga Prizreni, ka njoftuar të hënën se ka arritur marrëveshje me qendrën 36-vjeçare.
Kazarnovski ka përvojë të madhe, pasi ka luajtur në ekipet izraelite si Maccabi Tel Aviv, Galil Gilboa, Hapoel Eilat nga Izraeli, pastaj Giessen 46ers dhe Karlsruhe nga Gjermania, CSU Asesoft Ploiesti dhe BCM U Pitesti nga Rumania, AS Apollon në Greqi, si dhe për skuadrat Karpos Sokoli, Blokotehna, Pelister dhe Euro Nickel nga Maqedonia e Veriut.
Ai ka qenë edhe pjesë e grupmoshave U-16, U-18, U-20 dhe U-21 të Izraelit.